Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Enigma.
Të njëjtit kanë vjedhur një pistoletë dhe dy karikatorë me 30 fishekë që deputeti i kishte me leje si dhe stoli ari.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një pistoletë me dy karikator dhe 30 fishek (me leje) si dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Mergim Lushtaku i ka thënë televizionit mbrapa kamerës se dyshon që vjedhja ka ndodhur gjatë vikendit. Por, se ai dhe anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë qenë në shtëpi dhe rastin e kanë raportuar vetëm të hënën në darkë kur janë kthyer në shtëpinë e tyre në Lapnasellë.