Takimi Kurti – Abdixhiku: Zyra e kryeministrit jep detaje

Takimi Kurti – Abdixhiku: Zyra e kryeministrit jep detaje
Zyra e Kryeministrit janë deklaruar lidhur me takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga kjo zyre njoftojnë se Kurti ka diskutuar me Abdixhikun për takimet që ka pasur me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe për përgatitjet për procesin e dialogut të ardhshëm me Serbinë.

Sipas ZKM-së, Kurti dhe Abdixhiku në fund janë pajtuar që diskutimi rreth dialogut të vazhdojë edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Kryeministri Kurti e njoftoi z. Abdixhiku për takimet që pati me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe për përgatitjet për procesin e dialogut të ardhshëm me Serbinë.

Z. Abdixhiku, ia shprehu kryeministrit Kurti pikëpamjet e tij dhe të subjektit që udhëheqë lidhur me dialogun, të cilat ia dorëzoi edhe në formë të shkruar. Ai theksoi se LDK-ja do të përkrahë procesin e dialogut nëse do të respektohen parimet e prezantuara në dokumentin e dorëzuar dhe rezultat përfundimtar do ta ketë njohjen e ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të shoqëruar nga nënkryetari i parë, Lutfi Haziri.

Kryeministri Kurti e njoftoi z. Abdixhiku për takimet që pati me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe për përgatitjet për procesin e dialogut të ardhshëm me Serbinë.

Z. Abdixhiku, ia shprehu kryeministrit Kurti pikëpamjet e tij dhe të subjektit që udhëheqë lidhur me dialogun, të cilat ia dorëzoi edhe në formë të shkruar. Ai theksoi se LDK-ja do të përkrahë procesin e dialogut nëse do të respektohen parimet e prezantuara në dokumentin e dorëzuar dhe rezultat përfundimtar do ta ketë njohjen e ndërsjellë.

Kryeministri Kurti dhe kryetari i LDK-së u pajtuan që diskutimi rreth dialogut të vazhdojë edhe në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri e vlerësoi rëndësinë e  bashkëpunimit pozitë-opozitë.

Takimi i sotëm ishte në vazhdën e takimeve të kryeministrit Albin Kurti me liderët e partive opozitare, me qëllim të bashkëpunimit të mirëfilltë për çështje me interes të Republikës së Kosovës./Gazeta Enigma.

Related Articles