Hajnat s’po kanë të ndalur: Arrestohet një i mitur në Fushë Kosovë, vodhi e shpërdoroi para në vlerë 500 euro

Hajnat s’po kanë të ndalur: Arrestohet një i mitur në Fushë Kosovë, vodhi e shpërdoroi para në vlerë 500 euro

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Një ndër hajnat që dyshohet se është përfshirë së paku në dy raste, është arrestuar sot nga Policia në Fushë Kosovë.

I njëjti dyshohet se ka kryer dy vjedhje të rënda dhe po ashtu po hetohet për një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj.

Dy rastet e vjedhjeve të rënda janë raportuar dje dhe kanë ndodhur në lokacione të ndryshme, ku i dyshuari nga dy vetura janë vjedhur shuma të parave, mbi 200 eurove.

Policia ka njoftuar se rasti i shpërdorimit të pasurisë, ka ndodhur më 6 dhjetor, në parkun afër rrugës “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, ku një gruaje i është marrë portofoli me dokumente dhe një shumë të parave, mbi 300 euro.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Personi i dyshuar, i mitur pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.”

Related Articles