Në fshatin banullë të Lipjanit në një objekt janë vjedhur dyer, dritare e bojlera.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përveç këtyre, të dyshuarit kanë marrë edhe gjësende të tjera, raporton Gazeta Enigma.
Rasti është në hetime.
“Më 29.03.2022 Është raportuar se të dyshuar të panjohur nga objekti kanë vjedhur një derë, tre dritare, dy bojler dhe disa gjësende tjera. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e Policisë.