Haki Abazi thotë se e flet gjuhën “dari”

Haki Abazi thotë se e flet gjuhën “dari”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka deklaruar se e flet edhe gjuhën “dari”.

Në Formularin për Broshurën e Parlamentarëve që e ka siguruar Express, Abazi ka deklaruar se përveç gjuhës amtare, flet edhe gjuhën angleze, sllave dhe gjuhën “dari”.

Gjuha “dari” ose darishtja, e njohur edhe si persishtja dari është një variant i gjuhës perse që flitet në Afganistan.

Termi “dari” është pranuar zyrtarisht që të zëvendësoj termin “perse” nga qeveria afgane në vitin 1964.

Related Articles