Haki Abazi zyrtarisht ndan rrugët me LVV-në, shihet kah ana e AAK-së

Haki Abazi zyrtarisht ndan rrugët me LVV-në, shihet kah ana e AAK-së

Të enjten pas orës 10:00 ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvendin e Kosovës. Në këtë seancë kanë filluar deklaratat e shefave të Grupeve Parlamentare në parlament.

Megjithatë, ajo çka bie në sy është veprimi i deputetit tashmë të pavarur, Haki Abazi.

Abazi, i cili të mërkurën u përjashtua nga Grupi Parlamentar i LVV-së, tani është parë më larg ish-kolegëve partiakë, duke ndërruar kështu edhe ulëse në Kuvend ku ulej zakonisht.

Kësisoj, ai është parë kah ana dhe afër deputetëve të AAK-së, pas pakënaqësive të shprehura me zyrtarë të lartë të LVV-së.

Related Articles