Selmanaj: Kosova ia mundësoi Serbisë të heqë përgjegjësinë penale e juridike-shtetërore

Selmanaj: Kosova ia mundësoi Serbisë të heqë përgjegjësinë penale e juridike-shtetërore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në seancën e sotme ka renditur kritikat karshi Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti lidhur me deklaratën rreth personave të zhdukur për të cilën Kurti u dakordua me Vuçiqin në Bruksel, raporton Gazeta Enigma.

 “Me dakordimin e deklaratës për të zhdukurit, Kosova i mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme sipas Nenit 2 të Konventës së OKB-së”, ka thënë Selmanaj.

Tutje ai citoi ligjin “Po ua citoj nenin 2. Zhdukje me dhunë konsiderohet çdo arrestim ndalim nga agjentë të shtetit apo grupe personash nën autorizimin e shtetit. Heqja e fjalisë të zhdukur me dhunë rrezikon brutalisht që përmes devijimit të terminologjisë ta konfirmoj që se ka për qëllim adresimin por tejkalimin”, ka shtuar tutej Selmanaj.

Related Articles