Ndeshjet e fazës së Ligës së Kampionëve janë duke u afruar, ku kulmi është super-ndeshja mes Paris Saint Germain dhe Real Madridit.
I intervistuar për Marca, Hakimi kujton me kënaqësi skuadrën në të cilën u rrit.
“Do të jetë një ndeshje e mirë për të luajtur dhe, siç e dini, është një ekip që e kam në zemër për gjithçka që më ka dhënë. Më bëri burrë dhe futbollist, më bëri të mësoj shumë. Do të përgatitemi shumë mirë për ndeshjen”, tha fillimisht Hakimi.
Ndër shokët me të cilët u lidh më shumë në gjashtë muajt e parë të aventurës pariziane, sigurisht që është Kylian Mbappe
“Kylian është një shembull. E vërteta është se unë kaloj shumë mirë me të që nga dita e parë. Edhe mosha ka rëndësi sepse kemi shumë gjëra të përbashkëta. Të shohim çfarë do të ndodhë, i uroj të mirat në karriere dhe në jetë. Kanë mbetur edhe disa muaj për të luajtur së bashku, atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi ai.