Begolli: Prishtina nuk ka gjasa për titullin kampion

Begolli: Prishtina nuk ka gjasa për titullin kampion

Stinori pranveror ka filluar me ndeshjet e xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Për këtë javë është diskutuar nëpër emisione sportive, shkruan Gazeta Enigma.

Granit Begollii analisti i përhershëm në emisionin “Ekipi A” në ATV, ka deklaruar që Prishtina nuk është në garë për titullin kampion.

“Prishtina është jashtë gare për titull, pra kjo skuadër duhet thënë lirisht që nuk ka më gjasa”, ka thënë Begolli.

Kryeqytetasit në ndeshjen e fundit ndaj Malishevës kanë pësuar humbje me rezultatin, 2-1.

Prishtina aktualisht pozicionohet në vendin e pestë me 24 pikë të mbledhura.

/Gazeta Enigma/

Related Articles