Halil Kastratit i ndahet “Çmimi i Mirësisë” nga presidenti Erdogan

Halil Kastratit i ndahet “Çmimi i Mirësisë” nga presidenti Erdogan

Humanisti Halil Kastrati, njëherit Përfaqësuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit, ka marrë “Çmimin e Mirësisë” nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kastrati përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Kastrati shkroi se ndihet i nderuar që ka marrë çmimin, duke potencuar se e sheh si motivim për punë të mëtutjeshme.

“Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar të marr sot “Çmimin e Mirësisë” nga Presidenti i Republikës së Turqisë;  z. i akorduar nga Fondacioni i Dijanetit të Turqisë ( TDV ). Duke e ndje këtë çmim obligim dhe motivim për punët në misionin tonë, këtë çmim ia dedikoj të gjithë donatorëve të Shoqatës sonë”, shkroi Kastrati.

Related Articles