Halili me premtim madhor: I investoj 2 miliardë euro nëse zgjidhem kryetar i Skenderajt

Halili me premtim madhor: I investoj 2 miliardë euro nëse zgjidhem kryetar i Skenderajt

Sokol Halili, i cili në zgjedhjet e fundit komunale ka garuar i vetëm pa ndonjë parti politike është shprehur i bindur se do të rikandidojë sërish për të parin e Skenderajt.

Ai në një intervistë të dhënë për lajmi.net ka deklaruar se në vitin e parë do t’i investojë 2 miliardë euro në komunën e Skenderajt.

“Gjithçka çka është në favor të drenicakve është e kontrabanduar. Unë si bashkëqytetarë do t’i futem garës tjetër me bast se në rast në dy vjetorin e parë nuk investoj ose nuk thithi investitorë për të cilët edhe jam sakrifikuar, janë izraelit, amerikanë e zviceranë ku penalizimin e kam marrë unë. Nuk jam në gjendje t’i investojë 2 miliardë euro, unë iu them drenicakve nuk e di çfarë burrash jeni ju që rrencin, mashtruesin e përfituesin e shihni në shesh, ju vjen në oborr e në fshat e nuk e eliminoni”tha ai.

Related Articles