Halimi: Kurti po shndërrohet në përçarës i shqiptarëve kudo që jetojnë

Halimi: Kurti po shndërrohet në përçarës i shqiptarëve kudo që jetojnë

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, AlbIn Kurti, po mundohet që shqiptarët t’i bëjë pik e pesë.

Ky reagim i saj vjen pasi shefi i qeverisë të premtën qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

“Pasi e ndau në dysh shoqërinë kosovare, tentoi në Shqipëri, por dështoi, në Preshevë për një këshilltare shqiptarët i bëri pik e pesë, tash ua ka mësy edhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha Halimi.

Halimi tha se nuk e ka ndërmend të merret me problemet jetësore të qytetarëve të Kosovës.

“Duke pretenduar të shndërrohet në figurë historike të shqiptarëve, sipas ambicies së tij populliste. Por si peng i historicizmit ai po shndërrohet në përçarës i shqiptarëve kudo që jetojnë në hapësirat e tyre”, tha ajo.

Related Articles