Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se marrëveshja me Serbinë do të nënshkruhej që moti nëse do të ishte në Kosovë ish-presidenti, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Enigma.
Haliti ka deklaruar se nuk beson që ka njerëz nga PDK që do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje.
“Me pas qenë Hashim Thaçi në Kosovë, kjo marrëveshje do ishte nënshkruar që moti. Tani problemet janë ndryshe, nuk po them që nuk funksionon si në kohën kur ka qenë Thaçi këtu. Por, ne kemi të drejtë të bëjmë politikë opozitare edhe në raport me Lëvizjen Vetëvendosje edhe në raport me Albin Kurtin. Nuk e besoj që mund të ketë njerëz nga PDK-ja që do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje.” – ka thënë Haliti në Tëvë1.
Ai është pyetur edhe nëse është i gatshëm që ta votojë këtë marrëveshje, duke u përgjigjur që nuk do donte që Grupi Parlamentar i PDK-së të votojë kundër.