Nga therja me thikë plagosen dy persona në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Nga therja me thikë plagosen dy persona në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Dy persona kanë marrë tretman mjekësor në Lipjan, pasi sot rreth orës 13:40 janë therur me thikë nga një person i mitur.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i dyshuari për plagosjen e dy persona është arrestuar.

“Sot rreth orës  13:40, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Lipjan. Bazuar në të dhënat fillestare,  në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”, ka thënë Ahmeti.

Zëdhënësja Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë  ka identifikuar dhe arrestuar  personin e dyshuar.

“I dyshuari E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me  rastin i cili është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’”, ka thënë Ahmeti. 

Related Articles