Një zyrtarë i lartë i Hamasit, BBC-së i ka treguar një listë me 34 pengje, që grupi palestinez thotë se do ti lironte në fazën e parë të një armëpushimi potencial me Izraelin.
Ndonëse nuk është ende e qartë se sa prej tyre janë ende gjallë.
Në atë mes janë 10 gra dhe 11 burra të moshës në mes 50 dhe 85 vjeç, si dhe disa fëmijë të vegjël që Hamasi kishte deklaruar se ishin vrarë nga një sulm ajror Izraelit.
Gjithashtu Hamasi ka përfshirë në listë edhe disa të rrëmbyer që sipas tyre janë të sëmurë.
Raportet e ministrisë së Shëndetësisë së Gazës që është e kontrolluar nga Hamasi, thonë se sulmet Izraelite kanë vrarë më shumë se 100 persona gjatë fundjavës.
Zyra e kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mohuar se Hamasi i ka ofruar një listë të të rrëmbyerve.
“Deri sot, Izraeli nuk ka pranuar asnjë konfirmim ose koment nga Hamasi në lidhje me statusin e të rrëmbyerëve në listë”, thuhet në deklaratë.
Vendimi I Hamasit që të publikojë listën e emrave të të rrëmbyerve po shihet nga disa si një tentativë për të rritur presionin publik mbi qeverinë e Izraelit.
Negociatat rreth armëpushimit kanë rifilluar në Katar gjatë fundjavës, por bisedimet nuk kanë shfaqur përparim të madh.
Një ditë më parë, Hamasi ka publikuar një video të një prej pengjeve, 19-vjeçares Liri Albag, e cila kërkonte nga qeveria e saj që të arrinte një marrëveshjeje armëpushimi
Ajo ishte kapur bashkë me 6 ushtare femra të tjera, në bazën e ushtrisë në Nahal Oz në kufi me Gazën gjatë sulmit të 7 tetorit 2023.
Në atë ditë militantët të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin e jugut, duke vrarë rreth 1,200 njerëz dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. /Gazeta Enigma