Hamdi Namanit nuk i pëlqen zëvendësimi, e gjuan shiritin e kapitenit dhe nuk ia zgjat dorën bashkëlojtarit

Hamdi Namanit nuk i pëlqen zëvendësimi, e gjuan shiritin e kapitenit dhe nuk ia zgjat dorën bashkëlojtarit

Në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll, sot janë zhvilluar dy ndeshje mjaftë interesante.

Në Podujevë, skuadra e Llapit ka shënuar fitore bindëse ndaj FC Phoenix Banjë, raporton Gazeta Enigma

Llapjanët triumfuan me rezultatin 4-1. Golat i shënuan Hamdi Namani, Elvir Gashijani, Arbnonr Ramadani dhe Mërgim Cërnavrni.

Në minutën e 64’, Elvir Gashijani e zëvendësoi kapitenin Hamdi Namanin.

Një gjë e tillë nuk i pëlqeu Namanit dhe duke e kryer zëvendësimin, mesfushori e gjuajti shiritin e kapitenit dhe nuk ia zgjati dorën bashkëlojtarit të tij.

Më poshtë mund ta shikoni videon: /Gazeta Enigma/

Related Articles