Hamza: 25 milionë € në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë për të rinjtë

Hamza: 25 milionë € në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë për të rinjtë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se ndarja e 25 milionë eurove në vit për bursa studentore përfaqëson më shumë sesa thjesht një financim për studentët.

Hamza ka thënë se bursat janë shpresë, mundësi dhe investim në të rinjtë e talentuar për ta arritur potencialin e plotë dhe për ta ndërtuar jetën dhe karrierën e tyre në vendin tonë, shkruan Gazeta Enigma.

“Fondi i Bursave në vlerë 25 milionë euro në vit është më shumë se financim për studentët. Është shpresë, mundësi dhe investim në të rinjtë e talentuar për ta arritur potencialin e plotë dhe për ta ndërtuar jetën dhe karrierën e tyre në vendin tonë. Ne do të krijojmë mundësi të reja dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë në Kosovë. Kosova mundet ma mirë për rininë dhe studentët!”, ka shkruar Hamza në Facebook./GazetaEnigma/

Related Articles