Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është shprehur se është atmoferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajnë nëpër Kosovë.
Ai është shprehur se po krijojnë platformë të përbashkët, që sipas tij, rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe siç u shpreh, përmirëson shërbimet publike.
“Atmosferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajmë nëpër qytetet e Kosovës, ku pikëpamjet e ndryshme dominojnë, por qëllimi është gjithnjë i njëjtë për ta bërë Kosovën më të mirë”.
“Puna ekipore me qytetarë të profesioneve të ndryshme, përvoja dhe idetë e tyre të vlefshme, po e pasurojnë programin tim. Ne po krijojmë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe përmirëson shërbimet publike”, ka shkruar Hamza në Facebook.