Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamaza, ka bërë sot homazhe tek varrezat e tre vëllezërve Bytyqi më Nju-Jork, të cilët u vranë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Mbahu, nëno, mos kij frikë se ke djemtë n’Amerikë”, këto vargje të Nolit kanë kumbuar në zemrat tona që një shekull. Ato ishin thirrje e zëshme edhe gjatë luftës në Kosovë kur Ylli, Mehmeti, Agroni dhe djemtë e vajzat e batalionit “Atlantiku” braktisën jetën e mirë në Amerikë për të luftuar për atdheun e tyre. Me bashkëluftëtarin e tyre, Uk Lushin, sot bëmë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në Yonkers të Nju Jorkut”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut tha se tre vëllezërit Bytyqi janë rrëfim i sakrificës së madhe që do të mbetet përjetësisht në memorien kolektive të kombit shqiptar.
“Ata janë urë e përhershme e lidhjes ndërmjet shqiptarëve dhe Amerikës, të cilën ne e kemi obligim ta ruajmë”, u shpreh Hamza.
“Si kryeministër do ta kërkojë pareshtur drejtësinë e munguar për vëllezërit Bytyqi dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë!”, shtoi ai. /Gazeta Enigma