Hamza: Do të vendoset një pllakë përkujtimore për masakrën e vitit 2000 ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës

Hamza: Do të vendoset një pllakë përkujtimore për masakrën e vitit 2000 ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, kanë pritur në takim disa prej familjarëve nga masakra e tre dhe katër shkurtit të vitit 2000.

Në këtë takim ka marr pjese dhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë, Halit Barani.

Kryetari Hamza është shprehur se kjo masakër, ndryshe nga masakrat e tjera gjatë luftës, ndodhi pas luftës e në paqe.

Ndërsa, i siguroi familjarët se në shenjë respekti e kujtimi për këtë masakër, do të vendoset një pllakë përkujtimore, me një proces gjithëpërfshirës e bashkëpunues.

“Kjo pllakë, e cila nuk do të jetë vetëm një njohje e kësaj tragjedie, por edhe dëshmi e rrëfim për gjeneratat e reja”.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se Hamza ju premtoi familjarëve dhe të mbijetuarve nga kjo masakër përkrahje dhe kujdes institucional brenda mundësive.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar ditën e tre dhe katër shkurtit të vitit 2000, kur u vranë 10 qytetarë të Mitrovicës, në mesin e të cilëve kishte pleq, gra dhe fëmijë.

“Kujtimi për ta do të rëndojë ende mbi ndërgjegjet tona, derisa autorët, pjesë të bandave kriminale të nxitura nga Serbia, të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Osmani.

Kanë kaluar 22 vjet që kur një grup i armatosur i serbëve kishin vrarë 10 qytetarë shqiptarë dhe kishin plagosur 25 të tjerë.

Pas natës së 4 shkurtit rreth një mijë e 600 familje me rreth 11 mijë e 500 banorë u shpërngulën nga pjesa veriore e Mitrovicë, pasi u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre.

Related Articles