Policia me detaje të reja për Milan Radojçiq: Ka kaluar shpejt në pjesën e Serbisë, nuk kanë arritur që ta kapin

Policia me detaje të reja për Milan Radojçiq: Ka kaluar shpejt në pjesën e Serbisë, nuk kanë arritur që ta kapin

Milan Radojçiq, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia dje ka arritur të arratiset nga pika kufitare me Serbinë, në Bërnjak.

Lidhur me rastin e ikjes së Radojçiqit sot ka reaguar Policia e Kosovës, e cila theksoi se duke pasur parasysh pikën kufitare të integruar si pikë kufitare e përbashkët dhe mundësisë për të kaluar shpejtë në pjesën e Serbisë, zyrtarët policorë nuk kanë arritur që ta ndalojnë.

“Më datë 03.02.2022 në orët e pasdites, në pikë kalimin kufitar Bërnjak, nga drejtimi i Serbisë për të hyrë në Republikën e Kosovës, ka ardhur një automjet në të cilin kanë qenë personi M.R. mashkull serb së bashku me një bashkudhëtar. Zyrtarët kufitar sipas detyrave dhe procedurave të kontrollit kufitar, kanë ndaluar automjetin dhe kanë filluar procedurat e regjistrimit dhe verifikimit të automjetit dhe personave në automjet”.

Në komunikatë thuhet se gjatë realizimit të detyrave policore, zyrtarët kufitar i kanë kërkuar të dyshuarit që ta parkojë automjetin në vendparking, për të vazhduar me procedurat e mëtejme policore, mirëpo siç theksojnë nga Policia vozitësi gjatë parkimit me veturë është larguar me shpejtësi mbrapa në drejtim të territorit të Serbisë

“Duke pasur parasysh pikën kufitare të integruar si pikë kufitare e përbashkët dhe mundësisë për të kaluar shpejtë në pjesën e Serbisë, zyrtarët policorë nuk kanë arritur që ta ndalojnë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent,  i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës. Me qëllim të hetimit të sjelljeve dhe veprimeve të zyrtarëve policorë, Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor për hetime dhe kompetencë të mëtejme”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma/.

Related Articles