Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se Drenica është vendi i duhur për të marr energjinë drejt fitores.
Pas tubimit që kishin në Skenderaj, Hamza tha se atje kishte shumë vullnet dhe besim besim për Kosovën që mundet ma mirë.
“Shumë entuziazëm dhe energji në Skenderaj. Shumë vullnet dhe besim për Kosovën që mundet ma mirë. E dimë çfarë i duhet Kosovës. E dimë drejtimin që duhet ta marrë vendi ynë. Drenica është vendi i duhur për ta marrë energjinë e nevojshme për fitoren tonë. Vendosni për numrin 131. Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë”, ka shkruar Hamza në Facebook.