Kryetari i Mitrovicës , Bedri Hamza, e ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Enver Zymberin, në 13 vjetorin e rënies së tij në detyrë, raporton Gazeta Enigma.
Hamza përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tha se Kosova është përjetësisht mirënjohëse për kontributin e Zymerit.
“Enver Zymeri është hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur”, tha ai.
Enver Zymberi, u vra më 25 korrik 2011-të.
Atë ditë, forcat speciale ROSU hasën në rezistencën e serbëve, derisa po e zhvillonin aksionin për marrjen në kontroll të pikave kufitare.
Ai u shpall “Hero i Kosovës”, asokohe nga presidentja Atifete Jahjaga.