Në një video të shpërndarë në rrjetin social Facebook, ai shkruan se kjo linjë hekurudhore moderne duhet të vazhdojë më pas edhe drejt Malit të Zi, sipas tij, që Kosova ta përforcojë daljen në det dhe lidhjen me shtetet e rajonit.
“Hekurudha e Kombit është projekti im i madh për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve”.
“Kjo linjë hekurudhore moderne duhet të vazhdojë më pas edhe drejt Malit të Zi, që Kosova ta përforcojë daljen në det dhe lidhjen me shtetet e rajonit”, ka thënë Hamza.