Hamza në Zvicër: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës

Hamza në Zvicër: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar në Zvicër.

Ai është shprehur i kënaqur me akimet që i kishte me bashkëatdhetarët atje.

Hamza tha se në Zvicër mbretëroi një atmosferë e jashtëzakonshme.

Ai theksoi se “pa entuziazëm dhe shpresë se Kosova mundet më mirë”.

“Shumë frymëzues angazhimi i diasporës sonë. Shumë emocionuese sa shumë e duan atdheun, sa janë të gatshëm të ndihmojnë për ndryshimin e gjendjes në Kosovë”, tha ai.

Kandidati i Partisë Demokratike për kryeministër i ftoj bashkëatdhetarët që të punojbëë bashkë që t’ia rrisin krenarinë qytetarëve dhe ta forcojnë shtetin.

“Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës. Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara. Ne, gjithmonë, e bëjmë punën tonë! #MaMirë”, theksoi Bedri Hamza. /Gazeta Enigma

Related Articles