Hamza: Nëse ka nevojë, PDK do të rikthehet në Kuvend

Hamza: Nëse ka nevojë, PDK do të rikthehet në Kuvend

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se kjo parti do të rikthehet në Kuvend nëse është e nevojshme, në rast se thirret ndonjë seancë lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo deklaratë vjen pasi PDK e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe kishte bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Hamza tha se ndryshimi i rrethanave mund të sjellë edhe ndryshim të qëndrimit të PDK-së.

“Nëse ndryshojnë rrethanat, duhet të ndryshojë edhe qëndrimi jonë, ndryshojnë edhe prioritetet. Mendoj se prioriteti më i madh për këtë situatë është që ne si shtet të veprojmë në përputhje me interesat e shtetit, jo vetëm për ish-eprorët e UÇK-së, por edhe për interesat e shtetit, historisë, për kaluarën dhe të ardhmen e shtetit. Në bazë të rëndësisë së rrethanave, ne do të sillemi në atë mënyrë. Nëse ka nevojë, ne do të jemi në Kuvend”, deklaroi Hamza.

Related Articles