Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka pasur një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn të hënën, raporton Gazeta Enigma.
Hamza bëri të ditur se me Malajn bashkëbisedoi për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Pos tjerash, i pari i PDK-së tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shkojnë përtej diplomacisë.
“Ato janë vëllazëri, histori dhe një e ardhme e përbashkët. Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku, të lidhura ngushtë nga vlerat dhe përgjegjësia ndaj kombit tonë”, ka shkruar Hamza.
