Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur para gazetarëve pas vendimit të Gjykatës Speciale, me çka u dënuan katër krerët e UÇK-së.
Ai në pyetjet e gazetarëve u përgjigj edhe për iniciativën, për ta zhbërë gjykatën.
“Si PDK do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjor dhe demokratik. Jam i bindur se institucionet e Kosovës do të jenë në nivel të përgjegjësisë. Dhe nuk përjashtohet as thirrja e seancës së Kuvendit. Ai është avokat nuk është deputet. Deputetët e kryjnë punën e tyre. Nuk përjashtohet asnjë opsion ligjor dhe demokratik” – tha Hamza.
