Hamza premton 50% paga më të larta për mjekët, mësimdhënësit, policët e ushtarët

Hamza premton 50% paga më të larta për mjekët, mësimdhënësit, policët e ushtarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën e tij, raporton Gazeta Enigma.

Të premten ai ka publikuar një video në të cilën ka prezantuar zotimin e tij për rritjen e pagave, duke theksuar se ky është një investim i domosdoshëm në punëtorët e sektorit publik.

“Në qeverisjen time, do t’i rris pagat për 50 për qind për të gjithë punëtorët e sektorit publik”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se paga aktuale nuk po arrin të përballojë rritjen e kostos së jetesës dhe shtrenjtimin e çmimeve.

“E di që pagat që merrni sot nuk po ju mjaftojnë të përballoni shtrenjtimin e jetesës dhe rritjen e çmimeve”, ka thënë Hamza.

Related Articles