Hamza: Procesi i certifikimit të rezultateve është stërzgjatur

Hamza: Procesi i certifikimit të rezultateve është stërzgjatur

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka dalur në konferencë për media pas certifikimit të rezultateve, duke e quajtur këtë si “proces të tejzgjatur”, raporton Gazeta Enigma.

“Pas një procesi zgjedhor në ditën e zgjedhjeve shumë të suksesshëm që dëshiroj t’i falënderoj qytetarët e Kosovës për një votim të dinjitetshëm, pa probleme. Pra që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar dhe unë jam i bindur se ky ka qenë një shërbim ndaj vendit, ndaj demokracisë dhe është për t’u vlerësuar”.

“Megjithatë procesi deri në shpalljen e rezultateve dhe certifikimin e tyre është stërzgjatur pa nevojë, që në masë të caktuar e ka zbehur edhe suksesin e këtyre zgjedhjeve, mendoj se kjo është për t’u shqetësuar dhe gjithsesi për t’u adresuar edhe assesi për t’u përsëritur për të ardhmen”, ka thënë Hamza. / Gazeta Enigma.

Related Articles