Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gjendjen e tyre

Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gjendjen e tyre

Zyrtari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot paradite ka vizituar rezervuarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” për të shqyrtuar nga afër gjendjen e tyre.

Gjatë vizitës, Hamza ka theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës të ujësjellësit për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me ujë për qytetarët, shkruan Gazeta Enigma.

Ai ka falënderuar të gjithë zyrtarët që po angazhohen në vendngjarje për sanimin e dëmit, qytetarët për durimin, mirëkuptimin e maturinë dhe mediat për raportimin korrekt.

“I falënderoj të gjithë zyrtarët që po angazhohen në vendngjarje për sanimin e dëmit, qytetarët për durimin, mirëkuptimin e maturinë dhe mediat për raportimin korrekt. U jam mirënjohës të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për reagimet e tyre të shpejta dhe të vendosura për zhvillimet në veriun e vendit”.

“Siguria e qytetarëve, siguria e infrastrukturës publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit duhet të jenë prioritete absolute për të gjithë ne”, shkroi tutje Hamza.

/GazetaEnigma/

Related Articles