Hamza takon ambasadorin gjerman, flasin për zgjedhjet

Hamza takon ambasadorin gjerman, flasin për zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph, duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, dhe duke e njoftuar për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.

Në postimin e tij, Hamza, ka njoftuar edhe se në takim, ai ka theksuar se nga partnerët ndërkombëtarë pret përkrahje në skenën ndërkombëtare, si për heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE, transmeton Gazeta Express.

“Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt”, tha Hamza.

Ai shtoi se “Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE”.

“Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike”.

Related Articles