Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sot gjatë ditës ka takuar veteranët.
Ai është shprehur se familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së janë vlerat që i flasin secilës gjeneratë, teksa ka shtuar se pa trimërinë, heroizmin dhe vendosmërinë e tyre, Kosova nuk do të ishte, siç është.
“Familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së janë vlerat që i flasin secilës gjeneratë. Janë mbi politikën e përditshme dhe për 50% do ta rrisim mbështetjen për kategoritë e luftës”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma
Hamza takon veteranët, ka një premtim për ta
