Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se prioriteti i tij kryesor qeverisës është zhvillimi ekonomik, të cilin synon ta arrijë përmes lehtësirave për bizneset.
”Për dallim nga të tjerët, unë nuk flas me përbuzje për bizneset”, u shpreh Hamza.
Ai theksoi rëndësinë e respektit ndaj tyre.
”Bizneset janë taksapagues, punësojnë njerëz. Kudo në botë për taksapaguesit flitet me respekt”, shtoi Hamza i ftuar në Dukagjini.
Hamza premtoi se nën udhëheqjen e tij, klima e të bërit biznes në Kosovë do të përmirësohet ndjeshëm.