Hamza: Vitin 2025 e nisa me përurimin e dy qendrave shëndetësore në Mitrovicë të Jugut

Hamza: Vitin 2025 e nisa me përurimin e dy qendrave shëndetësore në Mitrovicë të Jugut

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së dhe kryetar i Mitrovicës së Jugut, ka njoftuar se vitin 2025 e nisi me përurimin e dy qendrave shëndetësore tërësisht të transformuara.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se janë përuruar Qendra Mjekësore Familjare në Bare dhe Ambulata Mjekësore Familjare në Bajgorë, “të cilat nga tash ofrojnë shërbime më cilësore, më të zgjeruara dhe në mjedise mjekësore moderne”, shkruan Gazeta Enigma.

“Ne do të ofrojmë shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë, duke e funksionalizuar Sistemin e Sigurimeve dhe digjitalizuar tërësisht sistemin shëndetësor në një platformë të integruar dhe efikase, me të gjitha nivelet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, ka thënë Hamza./GazetaEnigma/

Related Articles