Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, vizitoi familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, në përvjetorin e katërt të arrestimit të tyre nga Gjykata Speciale.
Hamza tha se nëntorët e viteve të fundit kanë ndryshuar, pasi Thaçi, Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre po i mungojnë Kosovës dhe familjeve të tyre, shkruan Gazeta Enigma.
Ai shtoi se gjatë vizitës, familjet ishin plot me shpresë, ashtu siç është edhe shpresa e tij, që ky proces i gjatë do të përfundojë së shpejti, duke konfirmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe duke sjellë rikthimin e liderëve në mesin e qytetarëve.
Hamza përmendi se në këtë periudhë duhet të qëndrojmë më të bashkuar se kurrë për ta mbështetur ta, për Kosovën dhe për të ardhmen e popullit të saj./GazetaEnigma/