Hani i Elezit në rivotim/KQZ fton partitë që t`i shterin mundësitë ligjore brenda afateve

Hani i Elezit në rivotim/KQZ fton partitë që t`i shterin mundësitë ligjore brenda afateve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që Hani i Elezit të shkojë në rivotim.

Kjo nën arsyetimin se atje ka pasur presion ndaj votuesve dhe shitblerje të votave nga ana e kandidatit të PDK-së, Mehmet Ballazhi.

Ky i fundit ka të drejtë për ankesë në Gjykatën Supreme.

Andaj, KQZ e ka ftuar atë dhe të tjerët që t`i shterojnë mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

“Në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rivotim për Kryetar Komune në Han të Elezit, në të gjitha qendrat e votimit të kësaj komune, ka këshill juridike sipas të cilës lejohet ankesa në Gjykatën Supreme. Prandaj, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të presim që palët t’i shterojnë mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore, para se të bëjmë deklarime të tjera”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles