Hapen të pamet për vdekjen e Haxhi Thaçit

Hapen të pamet për vdekjen e Haxhi Thaçit

Mbrëmë ka ndërruar jetë, Haxhi Thaçi, babi i ish-presidentit Hashim Thaçi.

E sot familjarët e tashmë të ndjerit kanë hapur të pamet për ngushëllime në familjen Thaçi në Burojë të Skenderajt.

Vendi i hapjes së të pames është bërë gati, dhe është vendosur fotografia e Haxhi Thaçit në fillim të hyrjes së shtëpisë.

Ndërsa shumë familjarë dhe të afërm kanë filluar që nga orët e hershme të mëngjest të shkojnë për ngushëllime. /Gazeta Enigma

Related Articles