Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është hapur dyqani i parë social në kryeqytet.
Rama këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke shkruar se qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike.
“Qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike. Me hapjen e këtij dyqani, bashkë me Shoqatën Humanitare Bamirëse Bereqeti, po shprehim vullnetin tonë të vazhdojmë të mbështesim nevojat themelore të qytetarëve tanë”, ka shkruar Rama në Facebook.