Hapet konkurs për kompozimin e melodisë së KQZ

Hapet konkurs për kompozimin e melodisë së KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka shpallur konkurs për kompozimin e melodisë së këtij institucioni, raporton Gazeta Enigma.

Sipas njoftimit të KQZ-së është kërkuar që melodia e KQZ-së të jetë e përhershme, indentifikuese e institucionit dhe informatat të cilat do të transmetohen dhe publikohen në audio apo video, do të shoqërohen me këtë melodi.

Në njoftim tutje thuhet se kjo melodi, duhet të ketë një ritëm dhe tingull unik dhe origjinal, që tregon domëthënien dhe misionin e KQZ-së. Po ashtu, kompozimi nuk duhet të jetë i ngjashëm me ndonjë melodi apo këngë të cilitdo vend, parti politike apo institucion tjetër të Republikës së Kosovës, njofton tutje ky institucion.

Po ashtu në njoftim bëhen të ditura të gjitha detajet për konkursin, i cili do të jetë i hapur deri më 5 qershor 2023, të dhënat tjera janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së. /Gazeta Enigma

Related Articles