Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se është hapur linja e re me Suedinë.
Linjë e re me Suedinë, shkruan faqja zyratre e Aeroportit “Adem Jashari”. ‘Duke filluar nga 12 Qershor 2021, udhëtarëve tanë iu ofrohet edhe linja e re nga ANP ‘Adem Jashari’ dhe Aeroporti “Växjö Småland” me operatorin “GP Aviation.”
Kjo linjë ka parapa fluturimet e saj dy herë në javë, të enjten dhe të dielen, dhe me kërkesa të mjaftueshme do të vazhdoj gjatë tërë vitit, thuhet vec tjerash në postimin njoftues të prezantuar.