Hapet vendkalim i ri kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Hapet vendkalim i ri kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur për qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut, se vendkalimi kufitar Restelicë – Strazimir në kufirin Maqedoni – Kosovë, do të jetë i hapur për kalim rrugor duke filluar nga data e sotme, 21 korrik 2023 deri më 1 tetor 2023.

Hapja e këtij vendkalimi bëhet me qëllim të lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar të qytetarëve të të dyja vendeve.

Vendkalimi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si në vendkalimet tjera kufitare, gjegjësisht dokumentet për udhëtim.

Related Articles