Haradinaj e nderon me medalje zyrtarin e LVV-së që po del kundër Qeverisë

Haradinaj e nderon me medalje zyrtarin e LVV-së që po del kundër Qeverisë

Ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Ramush Haradinaj, e ka nderuar të hënën me medalje ish-kandidatin e LVV-së për kryetar të Podujevës, Ajet Poterën, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë njoftimit për këtë rast, Haradinaj theksoi se mirnjohja po i ndahet për sakfrificën e bërë, për çlirimin e vendit.

“Sot, me motivacionin për kontribut në çështje kombëtare, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, në shenjë mirënjohje për sakrificën e tij për lirinë e vendit”, shkroi Haradinaj.

Ai tha se Potera ishte bashkëluftëtar i tij në luftë.

“Menjëherë pas fillimit të Luftës Çlirimtare, me 17 mars 1998, Ajet Potera u kthye nga mërgimi me grupin e Xhelal Hajdes – Tonit dhe u bë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fati e deshi që Ajeti të plagoset rëndë në Baballoq, si bashkëluftëtar i imi në ZO të Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se Potera është bërë i zhurmshëm, ditëve të fundit, duke shprehur publikisht paknaqësitë me punët dhe sjelljet e Qeverisë aktuale./Gazeta Enigma.

Related Articles