Haradinaj: Faleminderit për shërbimin Gjeneral Rama

Haradinaj: Faleminderit për shërbimin Gjeneral Rama

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lart punën e ish-komandatit të FSK-së, Rrahman Rama.Haradinaj ka thënë se Rama ka luajtur një rol kryesor në krejt të arriturat e Ushtrisë së Kosovës.

Ai gjithashtu ka uruar komandantin e ri të FSK-së për marrjen e detyrës, Bashkim Jasharin.

Postimi i plotë:

Në krejt të arriturat e Ushtrisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama luajti një rol shumë të rëndësishëm dhe thuajse kryesor.

E njoh shumë gjatë dhe nga afër, e njoh në punë me shumë profesionalizëm. Faleminderit për shërbimin Gjeneral Rama.

Komandantit të ri të FSK-së, ushtarakut të UÇK-së e pjesëtarit të një familje emblemë kombëtare, Gjeneralmajor Bashkim Jashari i uroj suksese dhe punë të mbarë.

Jemi bashkë në punë të mira për sigurinë e Atdheut dhe të shtetit tonë, Republikës së Kosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles