Haradinaj godet Kurtin: Shteti nuk udhëhiqet me llafe të bukura

Haradinaj godet Kurtin: Shteti nuk udhëhiqet me llafe të bukura

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti dikur e kundërshtonte Rrugën e Kombit, e tash po ua merr qytetarëve pagesat e taksës për këtë rrugë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Haradinajt, taksa e re prej 5 eurosh për regjistrimin e veturave, ka mundur të jetë 1 euro.

Ai shprehet se vendi nuk qeveriset me llafe të bukura por me punë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Dikur e kundërshtoje ashpër taksën e Rrugës së Kombit dhe unë atëherë isha me ty!

Por ti nuk paske qenë i sinqertë, sepse ndryshe nuk kishe vendosur që shtresës së mesme të popullit, e për hesap të oligarkëve, me ia marrë edhe nga 5 euro nga xhepi.

Edhe kjo “nalepnica jote” ka mundur të kushtojë 1 euro, por ti paske hesape të tjera.

Dikur veç unë të quaja mashtrues e tani numri atyre që të cilësojnë si mashtrues është tepër i madh!

Zbrit në tokë o Kryeministër se Shteti nuk udhëhiqet me llafe, sado të bukura qofshin ato, por me punë! E ju çdo punë po e keni të ligë, siç e ligë është edhe kjo hajnia prej 5 eurosh!

Related Articles