Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qeverisjen e dobët.
Haradinaj e ka quajtur Kurtin si mashtrues ordiner që po tentoj të mbajë popullin me “vitra”.
“Shteti nuk mbahet me “vitra”.Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet.
Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë.
Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth” shkruan Haradinaj në reagim.
Reagimi i plotë: