Haradinaj i tronditur me aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci

Haradinaj i tronditur me aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushllime për ata që kanë humbur jetën në aksidentin e sotëm në Kroaci, raporton Gazeta Enigma.

Orët e hershmë të mëngjesit një autobus me targa të Kosovës i cili po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, ishtë rrotulluar në Kroaci ku dyshohet se kanë humbur jetën 10 persona ndërkaq 45 të tjerë, nga të cilët 8 të lënduar rëndë janë duke u trajtuar në spital në Kroaci.

Haradinaj ka thënë se ndjehet i tronditur nga ngjarja dhe se bashkëndjen me familjarët e atyre që kanë humbur jetën, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë.
Më tej ai ndjehet falënderues ndaj organeve kroate e në veçanti me kryeministrin Andrej Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e tyre ndaj bashkatdhetarëve tanë.

Postimi i plotë:

I tronditur nga ngjarja e sotme tragjike në Kroaci, pas aksidentit që pësoi autobusi që po vinte nga Gjermania në Kosovë.
Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve.
Falënderoj organet e shtetit kroat, e në veçanti kryeministrin z. Andrej Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e tij.
RH

Related Articles