Haradinaj iu shkon për vizitë familjeve të viktimave të tragjedisë së Gllogjanit

Haradinaj iu shkon për vizitë familjeve të viktimave të tragjedisë së Gllogjanit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar të shtunën për vizitë te familjet e viktimave të tragjedisë së Gllogjanit.

Nga kjo tragjedi mbetën të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka publikuar disa fotografi nga këto vizita.

“Sot për vizitë te familjet e viktimave të tragjedisë që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë. Me familjet Mustafaj e Hamzaj, jemi rritur, kemi jetuar e kemi ndarë bashkë gëzimet e fatkeqësitë, e ishim bashkë edhe gjatë Luftës Çlirimtare. Gjithashtu kam vizituar edhe familjen Turkaj në Dubravë, i biri i të cilëve Flianti, që pësoi në këtë tragjedi, po shërohet e forcohet dita ditës. Gjithmonë bashkë!”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta “Enigma”/

Related Articles