Haradinaj iu uron shërim të shpejt qytetarëve të Deçanit

Haradinaj iu uron shërim të shpejt qytetarëve të Deçanit

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka bërë një reagim pas raportimeve për dyshim të helmimit të qindra qytetarëve në Deçan nga uji i pijes.

Haradinaj, me anë të një postimi ka thënë se po e përcjell me shqetësim rastin. Mbrëmë dhe sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore qindra persona në QMF’në e kësaj komune, të cilët dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm.

Ai është shprehur falënderues edhe ndaj kryetarit të komunës, Bashkim Ramosajn, si dhe stafin mjekësor të QMF’së për menaxhimin e situatës, derisa ka uruar shërim të shpejt pacientëve.

“Me shqetësim po e përcjellim situatën në Komunën e Deçanit, ku janë raportuar shumë raste të helmimit të qytetarëve. Me këtë rast, falënderoj Shtabin Emergjent të Komunës, kryetarin Bashkim Ramosaj, personelin mjekësor dhe teknik të QKMF dhe të gjithë ata që janë të angazhuar në menaxhimin e kësaj situate”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Kryetari i Deçanit gjatë ditës ka njoftuar se Shtabi Emergjent i kësaj komune ka vendosur që të ndërpres furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra, pas dyshimeve se qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijshëm.

Sipas tij, në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, është ndërprerë furnizimi me ujë deri nesër kur edhe do të dalin analizat nga instituti.

Related Articles