Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në gjashtë komuna janë fituese, ndërsa në një tjetër janë në balotazh, raporton Gazeta Enigma.
Në një adresim para gazetarëve, Haradinaj ka thënë se në këto zgjedhje është vërejtur rritje e votave të AAK-së
“AAK në këto zgjedhje ka shënuar një fitore, ku në gjashtë komuna jemi fituese, në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Junik dhe Deçan, ndërsa në Istog jemi në balotazh. Pra është vërejtur rritje e votës në disa komuna. Kjo ka qenë e pritshme dal vlerave dhe punës së kryetarëve. Dua t’i përgëzoj gjithë atyre që kanë qenë të involvuar në këto zgjedhje”.
Tutje ai ka thënë se në komunat ku nuk është fituese do ta vendos dega se cilin kandidatë ta përkrahin ne balotazh.
“Ne kemi një traditë që konsultohemi me degët e AAK-së. Në Prishtinë vendos dega se kënd do ta vendosim”, ka thënë Haradinaj./Gazeta Enigma/